Gjatë vizitës së tij në Greqi, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa tha se duhet një armëpushim i menjëhershëm në Gaza, ndalimi i vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor dhe krijimi i kushteve të nevojshme në mënyrë që zgjidhja me dy shtete të funksionojë.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti në takim në Athinë presidentin e Këshillit Evropian, Costa.
Duke folur në konferencën për media pas takimit, Costa tha se ngjarjet në Lindjen e Mesme paraqesin sfida për paqen, stabilitetin dhe aftësinë e Evropës për t’u përballur me valët e migrimit.
“Prandaj, ne duhet të interesohemi nga afër me rajonin. Ne duhet të kërkojmë arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza, ndalimin e vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor dhe krijimin e kushteve të nevojshme në mënyrë që zgjidhja me dy shtete të funksionojë”, tha Costa.
Duke tërhequr vëmendjen se 23 nga 27 vendet e BE-së janë anëtare të NATO-s, Costa rikujtoi se anëtarët kanë vendosur të rrisin shpenzimet ushtarake.
“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me shpenzime më të larta, ka të bëjë edhe me shpenzime më të mira. Për të shpenzuar më mirë, duhet të sigurohemi që të punojmë së bashku dhe të kemi prokurime të përbashkëta si dhe mallra të përbashkëta të financuara nga fondet e përbashkëta”, shtoi ai./trt
Të tjera
Hill ishte kundër UÇK-së, tentoi të më njollosë mua e Albrigt-in
Jashari priti në takim Adjutantin e Përgjithshëm të Gardës së Ajovas
Bislimi mirëpret bursistët e `Skemës së Profesionistëve të Rinj`