Një grua dhe vajza e saj e mitur ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore pas sulmi me thikë që u raportua në Prizren.
Të dyja po trajtohen në klinikën intensive të Spitalit Rajonal të Prizrenit, ka konfirmuar shefi i emergjencës, Hekuran Veçgishti, për Klankosova.tv.
Rasti ka ndodhur rreth orës 00:20 të së premtes në rrugën “Rexhep Kabashi”, ku policia ka pranuar informacionin për dhunë në familje dhe ka dalë menjëherë në vendngjarje.
Aty viktima e parë, bashkëshortja e të dyshuarit, është gjetur me lëndime trupore dhe gjakderdhje, ndërsa në katin e fundit të ndërtesës është gjetur vajza e mitur, gjithashtu e lënduar.
I dyshuari është arrestuar në hyrje të banesës dhe është shoqëruar në stacion policor. Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë për dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja e paautorizuar e armëve”.



Të tjera
Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim
Manipulim votash: Avokati Sylaj konfirmon lirimin e klientit pas intervistimit
Përfshirja e Lajçak në skandalin me Epstein: Vjen paralajmërimi për ndryshime në dialogun Kosovë–Serbi