Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare të Francës, Britanisë dhe Gjermanisë do të diskutojnë sot në Gjenevë draftin e planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, pritet të marrin pjesë për bisedime mbi përfundimin e pushtimit rus, i cili tani ka hyrë në vitin e katërt.
Të premten, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi, ka afat deri të enjten për të miratuar një plan me 28 pika, i cili i bën thirrje Ukrainës të heqë dorë nga një pjesë e territorit, të pranojë kufizimet në ushtrinë e saj dhe të braktisë ambiciet për t’u bashkuar me NATO-n.
“Shpresojmë të përpunojmë detajet përfundimtare… për të arritur një marrëveshje që është e favorshme për ta (Ukrainën)”, tha zyrtari amerikan.
Por ai shtoi se asgjë nuk do të arrihet përfundimisht “derisa të takohen dy presidentët”, duke iu referuar Trump dhe Zelensky. /Klankosova.tv



Të tjera
Farat e susamit plot kalcium e minerale organike
Enise Zijade mposht serben, siguron gjysmëfinalen në Junior European Cup
Një javë afat për partitë politike për formim të koalicioneve