Sot në Gjykatën Speciale do të vazhdojë seanca e fazës përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Seanca gjyqësore do të vazhdojë nesër në orën 09:00.
Të hënën, Prokuroria kërkoi dënim me nga 45 vjet për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.
Në fjalën e saj Prokuroria pretendoi se ka fakte për krimet e kryera nga të akuzuarit.
Në pjesën përmbyllëse të paraqitjes së saj, Prokuroria është ndalur te funksionimi dhe struktura e Shtabit të Përgjithshëm.
Në këtë fazë të procedurës, Prokuroria, ekipet mbrojtëse, si dhe të akuzuarit, do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i paraqesin trupit gjykues argumentet dhe parashtrimet e tyre përfundimtare.



Të tjera
Dallaveret me vota, Prokuroria në Prizren nis hetimet edhe në komunën e Suharekës
Georgina Rodriguez pozon mbi një Ferrari në vlerë gjysmë milionëshe
Prokurori Howling pretendon se ish-krerët e UÇK-së gënjyen ndërkombëtarët