“Ne kemi besim te SHBA-ja. Si gjithmonë, jemi të gatshëm të punojmë sa më produktivisht që të jetë e mundur, ndonëse rreziku është i madh”, thotë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, lidhur me takimin e mbrëmjes në Alaska, Trump-Putin.
“Gjërat më të rëndësishme janë që ky takim të hapë mundësinë për një rrugë të vërtetë drejt paqes së ndershme dhe një dialog kuptimplotë mes udhëheqësve të një bashkëpunimi trepalësh: Ukrainës, SHBA-së dhe palës ruse. Ka ardhur koha që lufta të përfundojë, dhe Rusia duhet të ndërmarrë hapat e duhur”, shkruan ai në një postim në Telegram.
Më tej, Zelenskyy thotë se është në pritje të informacioneve nga shërbimet e inteligjencës lidhur me qëllimet e Rusisë në këtë takim.
Të tjera
Pas Muratit, dështon edhe Arbërie Nagavci për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit
PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën t*erorriste Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit
As Dimal Basha nuk kalon