Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, prej vitesh ka qenë pjesë e skenës ku ka realizuar hite të shumta.
Duke qenë se ishte në top formë dhe një artiste shumë e pëlqyer, ajo ka folur për karrierën dhe muzikën që ka bërë në vitet e 90-ta.

“Ne kemi thyer njëmend tabu dhe kemi bërë revolucion. Tani e ke parë se është kthyer trendi i viteve të 90-ta, edhe po na kopjojnë pak, po inspirohen normal. Muzika është bërë, nuk është më art vetëm lëshoje për të bërë zhurmë”, u shpreh ajo.
Krijuesja e hitit “Më shumë se gabim” shtoi: “Muzika nuk po ka shumë diçka, që me u dallu një artist, që me thanë qikjo pak mungon ndoshta që ka shumë prodhim. Koha ka evoluar shumë. Muzika është bërë shumë. Nuk është më art”.

Pavarësisht kësaj, ajo po vazhdon të jetë e angazhuar dhe t’iu përshtatet trendit të momentit.
Arta shquhet për hitet si: “E pafat”, “I njëjti ke mbet”, “Falje nuk ka”, “Nuk prish punë”, “Pse mu” etj.
Të tjera
Sveçla i uron qytetarët për hapjen e urës së re mbi Ibër
11 palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza, numri total arrin në 300
Bahtiri hyn fort i lumtur në kuvend – arsyeja është hapja e urës së re në Mitrovicë