Lea Ypi flet për Qeverinë e Kurtit: Në Kosovë po triumfon ideologjia e ruajtjes së pavarësisë së Kosovës

Në Kosovë po triumfon ideologjia e ruajtjes së pavarësisë së Kosovës

Lea Ypi, shkrimtare e njohur shqiptare dhe profesore në LSE, ka folur në lidhje me qeverisjen e Albin Kurtit, kryeministër në detyrë i Kosovës.

Në një intervistë në Shqipëri, Ypi ka vlerësuar se në Kosovë nuk po triumfon vetëm e majta, por edhe ideologjia e mbrojtjes së pavarësisë së Kosovës.

“Mua më duket sikur qeveria në Kosovë, në fakt, bën bashkë një ideologji të majtë, por edhe një ndjenjë të fortë përkatësie kombëtare. Besoj që këto dyja luajnë një rol të madh. Përkatësia një lloj nacionalizmi, që ka një rol shumë të rëndësishëm pastaj në mobilzimin e elektoratit dhe të masave…Këtë mund të them që më duket sikur nuk është thjesht ideologjia e majtë që triumfon në Kosovë, por edhe ideologjia e mbrojtjes, e ruajtjes së shtetit, e konsolidimit dhe ruajtjes së pavarësisë dhe moscenimit të sovranitetit territorial të Kosovës ” – tha Ypi, ndër të tjera, transmeton Gazeta Politika.