Në Kroaci 30 vjet më parë, filloi operacioni ‘Stuhia’(Oluja)

Në Kroaci 30 vjet më parë, filloi operacioni ‘Stuhia’(Oluja)

Kroacia këto ditë po kujton ngjarjet që ndodhën saktësisht 30 vite më parë. Më 4 gusht 1995 filloi operacioni “Stuhia” (Oluja). Në një vijë fronti prej rreth 600 kilometrash, forcat kroate nisën një ofensivë nga 30 drejtime të ndryshme.

 

Me një operacion ushtarako-policor të realizuar me mjeshtëri, nga Ushtria Kroate, policia dhe vullnetarët – brenda vetëm 84 orësh u çliruan pothuajse 10.500 kilometra katrorë të territorit kroat.

Në këtë operacion morën pjesë rreth 200 mijë ushtarë dhe policë. Gjatë luftimeve humbën jetën 243 mbrojtës kroatë dhe 1.430 të tjerë u plagosën, raporton HRT.

Që në ditën e dytë të operacionit, më 5 gusht, flamuri kroat u valëvit në kalanë e Kninit.