Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka informuar mbi 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞𝐧 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢𝐭 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨-𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐭𝐢𝐤 në vend.
Në njofrimin e KOSST thuhet se sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës gjatë sezonit dimëror po përballet me rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht në orët e pikut. Krahasuar me vitin e kaluar, konsumi ka shënuar rritje prej 14.33%, ndërsa ngarkesa maksimale prej 1468 MW është arritur dje, në kushte kur temperaturat nuk kanë qenë shumë të ulëta, çka tregon se në ditët më të ftohta konsumi mund të rritet edhe më tej.
Ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve, indtitucioneve dhe bizneseve që sipas mundësive të marrin çdo veprim që ndikon në uljen e kosnumit dhe të ngarkesës së sistemit.
Ndërsa ka thënë se nëkushte mbingarkese operimi i sistemit mund të imponojë zbatimin e reduktimeve të kontrolluara dhe të përkohshme të furnizimit, si masë teknike e domosdoshme për mbrojtjen e stabilimenteve dhe aseteve kritike të sistemit elektro-energjetik, të cilat sigurojnë furnizimin me energji elektrike.
“Në këto raste, qytetarët udhëzohen me mirëkuptim që të largojnë pajisjet elektrike nga rrjeti deri në rikthimin e furnizimit, me qëllim mbrojtjen e tyre dhe mundësimin e rikthimit sa më të shpejtë dhe të sigurt të furnizimit normal”, thuhet në njoftimin e KOSST.
Njoftimi I plotë:
Kërkesa më e lartë për energji elektrike regjistrohet në intervalet 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00. Në këtë kontekst, KOSTT fton qytetarët, institucionet dhe bizneset që, sipas mundësive të tyre, të ndërmarrin çdo veprim praktik që ndihmon në uljen e konsumit dhe të ngarkesës së sistemit. Kjo përfshin përdorim më të kujdesshëm të pajisjeve elektrike, zhvendosje të konsumit jashtë orëve të pikut dhe përdorim sa më efikas të energjisë në përgjithësi.
Sipas të dhënave të sistemit, ditëve të fundit zonat me ngarkesë më të lartë janë nënstacionet Rahovec (përfshirë zonën e Malishevës), Prizreni 1, Gjilani 1 dhe Lipjani. Në këto zona kërkohet kujdes i shtuar dhe bashkëpunim i qytetarëve për të shmangur mbingarkesat dhe për të ruajtur furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike.
Operimi i sistemit në kushte mbingarkese mund të imponojë zbatimin e reduktimeve të kontrolluara dhe të përkohshme të furnizimit, si masë teknike e domosdoshme për mbrojtjen e stabilimenteve dhe aseteve kritike të sistemit elektro-energjetik, të cilat sigurojnë furnizimin me energji elektrike. Në këto raste, qytetarët udhëzohen me mirëkuptim që të largojnë pajisjet elektrike nga rrjeti deri në rikthimin e furnizimit, me qëllim mbrojtjen e tyre dhe mundësimin e rikthimit sa më të shpejtë dhe të sigurt të furnizimit normal.
Për transparencë dhe informim të vazhdueshëm, KOSTT do të njoftojë publikun rregullisht lidhur me gjendjen e sistemit elektro-energjetik dhe veprimet e ndërmarra për ruajtjen e stabilitetit.
Me bashkëpunim dhe përdorim të kujdesshëm të energjisë, sigurojmë furnizim të qëndrueshëm për të gjithë



Të tjera
Si të bëhemi njeri i fortë mendërisht
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotografi`
Turqia do të vazhdojë të tregojë të vërtetën për atë që po ndodh në G@za