Ka filluar takimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Takimi po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës dhe jo në zyrat e Qeverisë, ku zakonisht kryeministri Kurti pret zyrtarët e lartë ndërkombëtarë.
Më herët gjatë ditës, Ursula von der Leyen ka zhvilluar takim edhe me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse pas këtyre takimeve presidentja e KE-së do të mbaj ndonjë konferencë për media.



Të tjera
Mesfushori kosovar Valon Berisha shumë pranë transferimit në Bosnje
Rashiq shprehet i gatshëm ta votojë Osmanin, por fillimisht kërkon takim me të
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për tr@fikimin e n@rkotikëve