Zyrtarë të Agjencisë Kosovare për Bujqësi dhe Pylltari kanë hyrë sot në ambientet e ndërmarrjes ilegale serbe “Serbia Shuma”, në Leposaviq.
Kjo u konfirmua nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani, tha se zyrtarët e agjencisë e konsiderojnë këtë objekt si pronë të tyre.
Ai theksoi se tani kjo ndërmarrje serbe do të mbyllet.
Veton Elshani shtoi se në këtë rast policia e rajonit të Veriut ka pasur vetëm rol asistues në këtë aksion të ndërmarrë nga zyrtarët e Prishtinës, ndërsa nuk dha detaje më shumë lidhur me rastin.



Të tjera
Kurti premton dyfishim të bursave, transport publik me 10 euro dhe investime të reja në Sharr
LVV ka gjasa reale ta tejkalojë rezultatin e vitit 202
Festoni me zemër, jo me dhunë