Sa më shumë thellohet skandali i tenderit të tunelit të Llogarasë, për të cilin nga opozita denoncuan këtë të premte se projektit të miratuar i mungojnë dy ura duke e cuar shifrën totale të korrupsionit të dyshuar në 75 milionë euro, aq më e fortë bëhet heshtia si nga kryeministri Edi Rama, ashtu edhe nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Rama ia ka dalë mbanë që të shmangë, të oaktën për momentin, përballien me pyetjet për zëvendësen e tij. Këtë e ka arritur herë me hir, herë me pahir. Me pahir kur doli në konferencën për shtyp me Ambasadorin e BE në Tiranë. Silvio Gonzato, teksa e mbylli këtë konferencë kur një nga gazetarët e pranishëm kërkoi ta pyeste kryediplomatin e Brukselit për faktin që Balluku ishte marrë e pandehur.
Edi Rama ka trequar në të shkuarën se ka larguar nga vetia dhe detyra vartësit e tii për shumë më pak se sa akuzat dhe shifrat aë akuzohet Balluku. Por cfarë e pengon që këtë herë të zbatoië standardin që ka vendosur vetë?
Burime të Voxnews.al pranë zv.kryeministres Belinda Balluku sugjerojnë se Rama është i përfshirë edhe vetë në skandalin e tunelit të Llogarasë. Përfshirien e kreut të Qeverisë në këtë tender e ka përforcuar vetë Belinda ld Balluku, që në një rrëfim të shkujdesur bashkëpunëtorë të saj në këto ditë të vrullshme me SPAK ka deklaruar se ‘të njëita mesazhe që ka me Ervis Berberin, ka edhe me Edi Ramën’.
Llogarasë nuk e ka bërë ‘me kokë të vet’ por se ka vepruar sipas porosive të Edi Ramës.
Sipas këtyre zv.krveministres, nëse fundoset Balluku, fundoset edhe Edi Rama dhe me sa duket kjo është arsyeja se përse Krveministri nuk e ka shkarkuar ende zëvendësen e tij. Radha ‘e fundosies’ do të përcaktojë edhe jetëgjatësinë e tjetrit. Nëse Rama fundoset i pari, Balluku e ndiek direkt. Por. nëse Balluku fundoset e para, atëherë Edi Rama ndoshta fiton ‘ca minuta shtesë…’



Të tjera
14 fakte interesante psikologjike
Një recetë ditore për “të qetësuar” stomakun e fryrë
Dërgohet në mbajtje polici që goditi për vdekje një person në Prizren