Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Inspektorati Farmaceutik gjatë inspektimit nëpër barnatore private në Mitrovicën veriore ka gjetur sasi të madhe të produkteve medicinale të paautorizuara për tregun vendas, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, produktet e gjetura ishin të pajisura me banderolë të Serbisë, ose të Maqedonisë ose dhe pa banderolë.
“Në njërën nga barnatoret e qytetit u hasën edhe produkte medicinale me banderolë të kuqe që janë të dedikuara për sektorin publik të shëndetësisë dhe janë falas për qytetarët apo janë të dhuruara si donacione për Spitalin e Mitrovicës Veriore. Të njëjtat janë keqpërdorur duke u dërguar në barnatore private për t’u shitur”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se të gjitha produktet medicinale të paautorizuara u konfiskuan nga ana e inspektoratit dhe ditëve në vazhdim do të vazhdohen me procedurat e rregullta.
Të tjera
Kurti dhe Abrashi në Prizren: Arsimi, ekonomia dhe turizmi në fokus
Çeku takon një grup profesionistësh, diskutojnë për sfidat e punës
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson in*farkt në Voskopojë