Barcelona ka njoftuar zyrtarisht planet për të ngritur një statujë në nder të Lionel Messit në stadiumin Camp Nou.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, deklaroi se sulmuesi legjendar Lionel Messi meriton statujën e tij në stadiumin e rinovuar Camp Nou, transmeton Klankosova.tv
“Lionel Messi meriton të ketë statujën e tij në stadiumin e ri. Ne tashmë po e përgatisim projektin, do t’i diskutojmë detajet me familjen e tij dhe, nëse ata e miratojnë idenë, do të fillojmë zbatimin”, tha Laporta.
Messi veshi ngjyrat e Barcelonës nga viti 2004 deri në vitin 2021 dhe mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit, duke shënuar 672 gola në 778 ndeshje.



Të tjera
Mendimet negative duhet t’i zëvendësoni me pozitivitet
Pesë sinjale që jeni më inteligjentë se të tjerët
Profesionet që duken më tërheqëse për gjininë e kundërt