Reperi i njohur Bardhi dhe partnerja e tij, Sara Gjordeni, kanë zbuluar në mënyrë emocionuese gjininë e fëmijës së tyre të parë që po presin së bashku.
Dy ish-banorët e njohur të Big Brother VIP Albania 3 organizuan një festë të vogël dhe intime për të ndarë këtë moment të veçantë me familjarët dhe miqtë e tyre.
Në videon e ndarë, dyshja shihen teksa përmes gotave të qelqit shtrydhin tortën surprizë, kremi i brendshëm i së cilës do të tregonte gjininë në varësi të ngjyrës (e kaltër për djalë dhe rozë për vajzë).
Dhe kremi i tortës rezultoi ngjyrë rozë – duke bërë kështu të ditur se fëmija në ardhje është vajzë.
Bardhi dhe Sara, të cilët u bënë së pari të njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Albania 3, kanë ndarë hapur rrugëtimin e tyre drejt prindërimit, duke përfshirë edhe ndjekësit në këtë etapë të re dhe të lumtur të jetës së tyre.




Të tjera
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë
Katër mënyra për ta kuruar shpejt mykun e gojës
Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model