Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se sonte ka pritur zgjedhjen e Presidentit apo Presidentes së vendit.
Mirëpo, në lidhje me amandamentet për zgjedhjen e drejtpërdrejt të Presidentit, Hamza tha se në parim janë për, por sipas tij, kjo kërkon trajtim në përputhje me Kushtetutën.
“Sonte kam pritur që, në fakt jo sonte, po shumë më herët që Kosova ta ketë të zgjedhur Presidenten apo Presidentin dhe jo të vijmë në këtë situatë që në orët e fundit të mandatit, deputetët e Kuvendit të sfidohen me një seancë të jashtëzakonshme, pa material dhe të flasim për plotësim-ndryshimin, apo amandamentimin e aktit më të lartë juridik të vendit, Kushtetutës së Kosovës. Pra, në parim jemi për, por kjo kërkon një trajtim në përputhje me rregulloret, me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh ai./



Të tjera
Si e dëmton trupin tipi 2 i diabetit
Zgjedhja e Presidentit nga populli do të kishte legjimitet më të madh demokratik
Fatmire Kollçaku, kandidatja e dytë për Presidente