Në Podujevë është përuruar reparti i Hemodializës, përurimin e ka bërë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me kryetarin Shpejtim Bulliqi dhe ministrin Arben Vitia, transmeton KosovaPost.
Kryeministri në një postim në Facebook, ka thënë se ky repart ka 15 shtretër të digjitalizuar dhe antibakterialë, 16 aparate moderne të reja të prodhimit të vitit 2025, osmozë për furnizim me ujë të pastër dhe të dejonizuar për procesin e dializës, si dhe dy dhoma të veçanta për ata pacientë të infektuar, por që kanë nevojë për hemodializë.
“Nga tash e tutje, 32 pacientët nga komuna e Podujevës nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë për në Prishtinë për ta marrë këtë shërbim jetik për ta, atë e gjejnë në Poliklinikën Specialistike në komunën e tyre”, ka shkruar Kurti.
Ai ka përgëzuar Komunën e Podujevës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor e Klinik Universitar për bashkëpunimin dhe rezultatin e tij, dhe ka uruar qytetarëve të Podujevës!
Të tjera
Sali Berisha uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit
Lu*fta në Ga*za do të mbarojë kur SHBA të ndalë armatosjen e Izr*aelit
Strategjia e Vuçiqit për të shpërqendruar opinionin serb