Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se sot debatohet lirshëm në sallën plenare falë sakrificës së madhe të popullit për liri, përfshirë luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe kontributin e madh të grave e burrave që dhanë gjithçka për vendin.
“E sot këtu në këtë pasdite vijmë pasi gjatë tërë ditës kishim seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Historia e popullit shqiptar të Kosovës është e qartë dhe e drejt. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejt për çlirim, dihet kush ka qenë agresori, dihet kush ka bërë krime në vendin tonë ato janë të regjistruara e të dëshmuara nga bota mbarë. Ato krime janë kryer nga Serbia e cila kurrë asnjëherë nuk u përballë me drejtësinë në mënyrë serioze. Përkundrazi kriminelët e luftës u ricikluan në pushtet e u amnistuan. Ne presim që ish-krerët e UCK-së të kthehen sa më parë në vend dhe tek familjet e tyre dhe që këto orvatje të prokurorisë të marrin fund sa më parë, për këtë duhet të jemi bashkë”, tha ajo.



Të tjera
Vonesë rreth gjysmë orëshe, Kuvendi ka njoftuar se seanca për votimin e Kurtit 3 është në ora 20:00
Osmani mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re
Në seancën e parë do të procedohet Rezoluta për gjykim të drejtë në Hagë, presim mbështetjen e të gjithëve