Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas kapjes së uniformave, antiplumbave e karikatorëve sot në Komunën e Zveçanit, e që dyshohej se i përkisnin një personi të kërkuar për rastin Banjskë, gjë që ai ka treguar se bëhet fjalë për Nemanja Radivojevic – i njohur si “Gandi”.
Sipas tij, Gandi është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që ia mori jetën Afrim Bunjakut më 23 shtator të vitit 2023.
“Sot, në pronën e Nemanja Radivojevic – i njohur si “Gandi”, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi. Ky person është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që mori jetën e Heroit të Kombit, Rreshterit policor Afrim Bunjaku, më 24 shtator 2023 në Banjskë”, ka shkruar Sveçla.
Ai thotë se përderisa Serbia refuzon dorëzimin e tyre, këta persona mbeten rrezik për Republikën e Kosovës.
Tutje ai thotë se pajisjet e gjetura sot tregojnë se ky grup kim8inal ka bërë përgatitje të gjata dhe s’ka hequr dorë nga përpjekjet për të cënuar rendin juridik e kushtetues të Republikës.
“Për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën tonë. Pajisjet e gjetura sot janë dëshmi të qarta se ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës. Por shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën”, ka shkruar Sveçla.



Të tjera
Mediet sociale dëmtojnë shëndetin mendor të adoleshentëve, sipas studimit
Këshilla për një gjumë të rehatshëm
Të paktën 140 ushtarë amerikanë të pla*gosur në luf*të me Iranin