Të enjten rreth orës 18:20, në Stacionin Policor në Zveçan është raportuar një rast i vjedhjes së pyllit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në dy persona të cilët ishin me traktor me rimorkio të ngarkuar me dru.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të dyshuarit, E.B. (34 vjeç) dhe S.B. (42 vjeç), janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit policorë.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘Vjedhje e pyllit’. Policia do të vazhdojë me përkushtim angazhimin në parandalimin dhe trajtimin e veprave penale, me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit”, thuhet në raport.



Të tjera
Këto ushqime janë ideale për funksionimin optimal të trurit
Dy arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur, edhe pse keni fjetur shumë
Hoffenheim kërkon 50 milionë euro për Fisnik Asllanin