Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka bërë thirrje deputetëve të të gjitha partive të shkojnë në Kuvend për të votuar për marrëveshjet ndërkombëtare dhe buxhetin vjetor.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit Dimal Basha i ka mbyllur diskutimet lidhur me pikat e rendit të ditës për seancën e parë të së mërkurës, por jo edhe vetë seancën.
Partitë opozitare, PDK, LDK, AAK e Nisma bojkotuan seancën e jashtëzakonshme, ndërsa deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u bënë thirrje atyre për pjesëmarrje.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nëpërmjet një postimi në Facebook, pas përmbylljes së diskutimeve, shkëputi një pjesë nga fjalimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, që tha se opozita duhej të merrte pjesë në Kuvend për të votuar buxhetin.



Të tjera
16 linjat e fytyrës, ja çfarë sekretesh fshihen për shëndetin tuaj
Policia intervenon në dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit
LeBron James thyen rekord historik në NBA