Kryeministri në detyrë i Kosovës njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Faton Peci do të jetë kryetar i Mitrovicës së Jugut pas raundit të dytë.
Ai në një tubim që kanë mbajtur në Shipol, ka thënë se nga këtu nis ndryshimi.
“Në Shipol fillon ndryshimi, Shipoli e bën dallimin. Nga aty ngrihet Mitrovica dhe nis kapitulli i mirëqenies dhe progresit, me Fatonin kryetar të Mitrovicës. Faleminderit për besimin dhe për mbështetjen”, ka shkruar Kurti.
Kandidati i VV-së, Faton Peci në raundin e dytë për kryetar të Mitrovicës së Jugut do të përballet me Arian Tahirin e PDK-së.



Të tjera
Trump në intervistë nxjerr listën e luftërave që thotë se i ndali, e dyta Kosovë – Serbi
“53-milionëshi”, Ish-shefi i kabinetit të ish-ministrit Pal Lekaj thotë se ishte kërkuar përpilimi i opinionit ligjor brenda afatit 24 orësh
Nënshkruhet marrëveshja, PDK e AAK bashkë në Mitrovicë