Kryeministri Kurti paralajmëron vendime të mëdha për pensionistët, nënat, fëmijët dhe veteranët e UÇK-së

Në takimin do të shkoj me optimizëm të plotë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë, duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Në një konferencë për media, Kurti është pyetur lidhur me takimin e ftuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike, pas dështimit për formimin e qeverisë së re.

Kurti tha se në këtë takim do të marrë pjesë me “optimizëm të plotë”, duke theksuar se pret një diskutim konstruktiv.

“Takimi që do të zhvillohet në zyrën e Presidencës, besoj se do të fokusohet në temën për të cilën jemi ftuar, meqë herën e parë nuk u arrit të formohet qeveria. Unë dua të shkoj aty me optimizëm,” deklaroi ai.

Presidentja Osmani ka ftuar liderët e partive politike në takim sot nga ora 12:00, ndërsa të gjithë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre