Në Paris u përurua sot monumenti kushtuar 8,372 viktimave boshnjake të gjenocidit të Srebrenicës, në një ceremoni të mbajtur në varrezat Père-Lachaise.
Programi publik përfshinte:
- Hapja e ekspozitës “Gjenocidi i Srebrenicës: 11 mësime për të ardhmen” në sallonin e nderit të Bashkisë së arrondissement-it të 20-të, ku të pranishmit mund të nënshkruanin edhe librin e artë të homazhit.
- Momenti i përkujtimit para monumentit të sapopëruruar në Père-Lachaise, ku qytetarët patën mundësi të vendosin lule, të luten apo të lënë një mesazh.
Ceremonia zyrtare, me pjesëmarrjen e të mbijetuarve, familjeve të viktimave, presidentit të Bosnje-Hercegovinës Denis Bećirović dhe kryebashkiakes së Parisit Anne Hidalgo, u mbajt më herët gjatë mëngjesit.
Organizatorët falënderuan mbi 170 donatorët dhe të gjithë ata që kontribuan për ndërtimin e këtij monumenti dhe përkujtimin dinjitoz të viktimave.
Të tjera
Juventusi “hallakatet” në merkato
Kapet një person në Prishtinë me 38 qese kokainë
“Mendoni për Enver Zymberin e Afrim Bunjakun”, Avdyli thotë se barazimi i Rashiqit me Simiqin është rrezik për sovranitetin