Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Drenas, të cilët dyshohet se kanë treguar neglizhencë gjatë realizimit të detyrës zyrtare dhe ndërmarrjes së veprimeve lidhur me vrasjen në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit.
Bëhet e ditur se hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Nga të dhënat e mbledhura deri më tani gjatë hetimeve të IPK-së Bazuar në hetimet fillestare dhe në autorizimet ligjore të IPK-së, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor dhe parandalimit të ndonjë ndikimi të mundshëm në prova apo dëshmitarë , është rekomanduar suspendimi i zyrtarëve në fjalë.
Hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, njofton Inspektorati.



Të tjera
Kufizohuni në këto ushqime nëse doni dhëmb të shëndetshëm
Trump dhe Starmer diskutuan nevojën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës