Presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha se Washingtoni duhet të hapë negociata për ta blerë Grenlandën, duke thënë se vetëm ShBA-ja ka kapacitetin për ta mbrojtur dhe zhvilluar këtë territor arktik me rëndësi strategjike.
“Kam respekt të jashtëzakonshëm si për popullin e Grenlandës, ashtu edhe për popullin e Danimarkës, respekt të madh. Por, çdo aleat i NATO-s ka detyrimin të jetë në gjendje të mbrojë territorin evet, dhe fakti është se asnjë shtet apo grup shtetesh nuk është në pozitë ta sigurojë Grenlandën, përveç ShBA-së”, tha Trump në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës.
Trump përsëriti se ShBA-ja ka nevojë për Grenlandën për sigurinë strategjike kombëtare.
“Janë vetëm Shtetet e Bashkuara që mund ta mbrojnë këtë masë gjigante toke, këtë copë gjigante akulli, ta zhvillojnë dhe ta përmirësojnë, duke e bërë atë të dobishme për Evropën, të sigurt për Evropën dhe të mirë edhe për ne”, tha ai.
Presidenti theksoi se këto konsiderata po e shtyjnë atë të kërkojë bisedime për një blerje të mundshme.
“Dhe kjo është arsyeja pse po kërkoj negociata të menjëhershme për të diskutuar edhe një herë blerjen e Grenlandës nga ShBA-ja”, shtoi Trump.



Të tjera
Ngjela: Shqiptarët janë autoktonë në Ballkan – gjuha shqipe është më e vjetra në Evropë
‘Ndizen shpresat për Bleona Matën raportohet se ndodhet në Gjermani’
Rugova, gjiganti i paqes që askush nuk mund ta zbërthejë – Dajaku zbulon sekretet e betimit të tij