Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se telefonata e Donald Trump me Vladimir Putin është duke u zhvilluar.Shtëpia e Bardhë përpara telefonatës tha se Trump është “i frustruar” me Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn.
Vetë udhëheqësi amerikan shprehu shpresa për një “ditë produktive”.
Shtëpia e Bardhë tha më parë se Trump ishte i hapur për t’u takuar me udhëheqësin rus.
Por një takim midis palëve nuk po përgatitet për momentin, sipas mediave shtetërore ruse që cituan Kremlinin.
Putini dëshiron një samit të shpejtë për të “dalë nga statusi i tij i përjashtuar”.
“Ai do të përpiqet të manipulojë si datën ashtu edhe modalitetet e çdo samiti që ka me Trumpin, për t’i dhënë atij hapësirën maksimale për të vazhduar luftën”, tha analisti i Sky News Michael Clarke.
Ndërkohë, pas telefonatës me Putinin, Trump do të zhvillojë edhe një telefonatë me Volodymyr Zelenskyn./tch
Të tjera
Fondi për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë nuk u menaxhua në mënyrë efikase
Funksionalizimi i plotë i institucioneve është prioritet
“Deri kur me dallavere”, Mekuli shpërthen ndaj manipulimeve për UÇK-në