Paga mesatare në sektorin privat ka shënuar 598 euro bruto – Qeveria Kurti më miqësorja ndaj bizneseve

Neni për veteranët ishte miratuar më 2015

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi Gjykata Supreme ka shfuqizuar sot snjë nen të udhëzimit administrativ për veteranët e UÇK-së, përcjell KosovaPost.

Me anë të një postimi në Facebook, Murati tha se udhëzimi administrativ ishte miratuar në vitin 2015 dhe jo në qeverinë Kurti, teksa ka ftuar mediat të mos e prezantojnë si vendim të qeverisë aktuale.

Tutje ai tha se do të analizojnë nëse Aktgjykimi i sotëm i Supremes është i mjaftueshëm që t’u mundësohet përfitimi i benefitit edhe Veteranëve të UÇK-së që punojnë jashtë sektorit publik.

“Interpretimi mbizotërues i deritanishëm në lidhje me këtë paragraf që mundëson përfitimin e benefitit edhe për ata që punojnë jashtë sektorit publik ka qenë që, parakusht i zbatimit të këtij paragrafi është përmbyllja e kategorizimit të Veteranëve sipas paragrafit 4 të nenit në fjalë. Ne do të analizojmë me zyrën ligjore në MFPT nëse Aktgjykimi i sotëm i Supremes është i mjaftueshëm që t’u mundësohet përfitimi i benefitit edhe Veteranëve të UÇK-së që punojnë jashtë sektorit publik, edhepse kategorizimi i paraparë sipas Nenit 16A nuk është bërë deri më tani, apo nëse ka nevojë për ndryshime ligjore shtesë të cilat edhe ashtu kanë qenë në plan. Sido që të jetë, Kryeministri Kurti tashmë e ka dhënë zotimin publik, dhe ne do të punojmë për ta jetësuar atë zotim sa më parë”, ka shkruar Murati.