Sonte në Champions League do të zhvillohen nëntë përballje super të zjarrta.
Vëmendja kryesore pritet të jetë në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madrid është nikoqir i Manchester Cityt.
Në këtë përballje secila pikë do të jetë e rëndësishme e cila do të ndikojë në renditje.
Madje për trajnerin e “Los Blancos”, Xabi Alonso, kjo lojë mund ta vulos edhe fatin e tij.
Kokë më kokë, “mbretërit” dhe “citizens” në Ligën e Kampionëve i kanë 14 ndeshje, ku 4 i kanë fituar anglezët, pesë spanjollët dhe pesë të tjera janë mbyllur me barazim.
Por, çka është interesante, dyja skuadrat i kanë nga 24 gola të realizuara.
Kurse, në ndeshjet e tjera, lideri Arsenali do të luajë si mysafir i Club Brugge dhe me një fitore eventuale do ta siguronte vendin në top tetëshen e parë, duke u kualifikuar direkt në fazën e 1/8-tës.
Edhe Paris Saint-Germain do ta bënte një hap të madh drejt kualifikimit në rast fitoreje në udhëtim te Athletic Bilbao, klub i cili gjithashtu synon rezultat pozitiv për t’u ngjitur në pozitat që e dërgojnë në ‘play-off’.
Juventusi i Edon Zhegrovës është nikoqir i Pafos gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa ndeshje interesante pritet të luhet edhe në Gjermani, ku Bayer Leverkusen e pret Neëcastle Unitedin dhe ajo në mes të Benfica dhe Napoli.
Nga ndeshjet tjera, Borussia Dortmund e pret Bodo/Glimt, Ajaxi luan në udhëtim te Qarabagu, Villarreali është nikoqir i Copenhagen.



Të tjera
Policia e Kosovës dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë ushtrim të gjerë sigurie në Prishtinë
Zotëria i Parë Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Organizuar nga Zonja e Parë, Melania Trump
Paga e 13-të është në buxhetin 2026, por opozita nuk e votoi