Të hënën është tërhequr shorti për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës.
Nëse e kalon Copenhagenin, Drita e Gjilanit paraqitet në raundin e tretë kualifikues të Championsit.
Nëse eliminohet nga skuadra daneze, Drita vazhdon në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Drita të martën mbrëma e luan ndeshjen e parë me Copenhagenin, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Championsit.
Nëse e eliminon ekipin e madh danez, Drita në raundin e tretë kualifikues të Championsit do të përballet me Malmon e Suedisë apo ekipin RFS nga Letonia. RFS-ja dhe Malmo përballen në raundin e dytë kualifikues, ndërsa skuadra suedeze është favorite e madhe.
Nëse eliminohet nga Championsi, Drita vazhdon në Ligën e Evropës. Në fazën e tretë kualifikuese do të përballej me Shkëndijën e Tetovës apo skuadrën rumune, FCSB. Shkëndija e FCSB po ashtu përballen në raundin e dytë kualifikues të Championsit dhe skuadra që eliminohet luan me Dritën, nëse edhe skuadra gjilanase eliminohet.



Të tjera
Kufizohuni në këto ushqime nëse doni dhëmb të shëndetshëm
Trump dhe Starmer diskutuan nevojën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës