Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

Nesër edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit

Nesër me fillim nga ora 10:00 do të mbahet vazhdimi i radhës i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do ta bëjnë edhe një përpjekje për ta votuar Albulena Haxhiun në krye të Kuvendit.

Edhe në seancën e kaluar, që u mbajt të dielën dështoi formimi i Komisionit për votimin e fshehtë, ku partitë që ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar nuk dërguan përfaqësuesit e tyre në këtë komision, duke kundërshtuar kështu fuqishëm këtë formë votimi, tashmë për të pestën herë.

Me këtë, për ta tejkaluar “ngërçin” politik, presidentja Vjosa Osmani, ka thirrur takim konsultativ me liderët e partive politike.