Komuna ka njoftuar se nesër procesi mësimor rifillon normalisht në të gjitha institucionet edukativo-arsimore të qytetit dhe fshatrave të Prishtinës.
Bazuar në vlerësimin e Shtabit Emergjent, informacionet e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe koordinimin me drejtoritë përkatëse të kryeqytetit, është konstatuar se situata është e qëndrueshme për zhvillimin e rregullt të mësimit, shkruan KosovaPost.
Intensiteti i reshjeve gjatë natës pritet të bie dukshëm sipas vlerësimeve të fundit të IHMK-së, ndërsa ekipet emergjente janë në terren dhe po sigurohen që infrastruktura shkollore të jetë plotësisht e gatshme.
“Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve të Kryeqytetit”.



Të tjera
Ministri Murati tregon se kur ekzekutohet shpërblimi prej 500 mijë eurove për Dardanët
Policia i zë dy persona duke vjedhur naftë në Prishtinë
Shtyhet vendimi për daljen në treg të hapur të energjisë