Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar mbi aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit.
Sipas informacioneve të KQZ-së nga QKN-të, deri në orën 16:00 të ditës së sotme, janë verifikuar rezultatet për 1689 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë të komunave, si dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për kuvendet komunale në 1668 vendvotime.
Nga po aq vendvotime, bazuar në të dhënat e KQZ-së, 1668 janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për kuvendet komunale.
Pra, deri më tani, nga 5142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3357 kuti, sipas Komisionit.
Deri më tani (e enjte, ora 16:00), aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 17 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë dhe Dragash (e enjte).
“Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete kryesore: Verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave; Verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale; Numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale”, thuhet tutje në njoftim.
Të tjera
Mediumi luksemburgas: Serbia lëviz në një “litar të hollë” mes Lindjes dhe Perëndimit – Vuçiq rrezikon izolimin e vendit
Shqiptarët kryesojnë në 16 komuna në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut
12 organizata të shoqërisë civile u kërkojnë liderëve të BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës