Drejtori në detyrë i RTK-së, Adi Krasta, zgjodhi që pas skandalit me lajmin e Slobodna Bosnës në televizionin publik, të dalë në një “intervistë ekskluzive” në RTK.
Në intervistë nuk pati asgjë ekskluzive, por Krasta u pyet për plot çështje – e ndër të tjera edhe për raportin e tij me Dejona Mihalin, temë kjo që e mbylli shpejt.
Ndër reagimet e shumta ishte edhe ai i deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka ironizuar me intervistën e tij.
Ajo ia ka kujtuar Krastës “Ethet e së premtes”, duke shkruar se tash ka kaluar në “Ethet e Dejonës”.
“Adi Krasta nga “ethet e së premtës” ka kalu të ”ETHET E DEJONËS””.
Të tjera
Punonjësit e Microsoft-it protestojnë kundër kompanisë për lidhjet me luftën e Izraelit në Gaza
Dogana sekuestron cigare, duhan e produkte ushqimore të kontrabanduara në Mitrovicë e Prishtinë
Kualifikueset e Botërorit 2026, programi i Kombëtares së Shqipërisë për shtator