Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë njoftuar se nuk do të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë.
E ndaj këtij vendimi ka reaguar profesori Enver Bytyçi.
Ai këtë e cilësoi si ndëshkim ndaj Kurtit e këtëe argumentoi me dy pika, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i plotë
Në fakt kjo masë ka një intepretim tjetër dhe një pasojë gjithashtu logjike:
E para është intepretimi. Deklarata për të injoruar godinën e qeverisë së Kosovës e për ta ftuar Albin Kurtin për biseda “në Pazar” duhet të ketë për qëllim takime ku bëhen pazare dhe jo biseda serioze për funksionimin e shtetit dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe BE-së. Nëse do ishte kjo arsyeja, atëherë kurrë mos u takofshin këto dy palë.
E dyta është pasoja. Nëse ky vendim synon të diskreditojë ose ta dëmtojë politikisht Albin Kurtin, kryeministri në detyrë ka një zgjidhje: – T’u thotë jo kontakteve me europianët dhe të lidhet drejtpërdrejt me administratën e Donald Trump. Trump do e pranojë Kurtin, sepse nuk ka asnjë provë që Kurti ka shkelur ndonjë ligj amerikan apo të Kosovës e ndërkombëtar, pavarësisht se Grennell i var buzët përballë tij. Kurtin nuk duhet ta kompleksojë ideologjia majtiste për t’i thënë presidentit amerikan se miqësia midis Kosovës dhe SHBA-së është e patjetërsueshme.



Të tjera
39 vjeç, mosha kur partneri ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë
Mjekja e Jolies tregon si të mposhtet kanceri
Pse gratë përballen me depresion pas lindjes