Në Kosovë teknologjia e informacionit është një nga sektorët me pagat më të larta, por është edhe ndër më të ekspozuarit ndaj një fuqie të re, inteligjencës artificiale.
Sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Punës, një në katër punëtorë në nivel global mund të përballet me zëvendësim të pjesshëm nga inteligjenca artificiale.
Kush s’rrezikohet fare?
Kamarierët, minatorët, kopshtarët, bujqit e disa të tjerë.
Në Kosovë sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit punëson afro 13 mijë persona.
Shumica janë të rinj dhe të orientuar drejt zhvillimit të softuerëve, aplikacioneve dhe ueb faqeve, fusha ku përdorimi i inteligjencës artificiale po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm.
“Jemi më të shpejtë, më të saktë dhe më të qartë në çdo hap të punës sonë. Po kemi më pak staf, por kemi edhe më shumë kapacitet”, ka deklaruar Canhasi.
Organizatat vendase të teknologjisë theksojnë se nuk janë profesionet që rrezikohen, por detyrat rutinore që s’kërkojnë kreativitet dhe mendim kritik.
Ato besojnë se përparësi në Kosovë është popullsia e re.
“Duke marrë parasysh popullsinë në moshë të re, kryesisht në sektorin e tik-ut, potenciali për t’u përshtatur me pozitat që transformohen është i lartë”, ka deklaruar Aldo Baxhaku, zyrtar i komunikimit publik në Shoqatën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK).
Ekspertët lokal e ndërkombëtarë thonë se ata që e kuptojnë dhe e integrojnë inteligjencën artificiale në punën e tyre të përditshme do të jenë më të përgatitur për të ardhmen që tashmë ka nisur./Evropa e Lirë/
Të tjera
Çeku synon transformimin e kryeqytetit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga ShBA-ja
Gazetarja vizuale që dokumentoi Ga*zën e u vr*a në një su*lm ajror nga Iz*raeli