Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash.
Kurti më tej njoftoi se nga 1 korriku do të fillojë zbatimi i fazës së dytë, ku paga minimale, sipas tij, bëhet 500 euro, siç edhe është paraparë me vendimin që është marrë si Qeveri.
”Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri. Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje”, ka shkruar Kurti në ’Facebook’.
Tutje, Kurti vuri në dukje se pagën minimale është gjetur 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, derisa, shtoi ai, brenda një mandati po rritet për të tretën herë.



Të tjera
Zyrtare: Brdaric merr drejtimin e Drenicës
10 arsye përse duhet të heqim dorë nga pijet e gazuara
Araujo udhëton për Tel Aviv, zbulohet arsyeja