Futbollisti Rei Manaj u bë zyrtarisht lojtar i Sharjah FC, duke i surprizuar të gjithë me zgjedhjen e tij.
Sulmuesi lushnjar ka firmosur për dy vite.
Teksa është raportuar se Sivaspor do fitojë 2 milionë euro nga kjo lëvizje.
Nga ana tjetër Manaj do të përfitojë një pagë të majme, plot 2.5 milionë euro në sezon, që e bën rrjedhimisht një nga më të paguarit e Kombëtares.
Sulmuesi i bashkohet Feta Fetait, një tjetër lojtar i Kombëtares te Sharjah FC këtë sezon.
Gjithashtu vlen të theksohet fakti se Manaj do të drejtohet nga një trajner serb.
Bëhet fjalë për Milosh Millojeviq i cili duket se ka këmbëngulur për të transferuar shqiptarin te skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe.



Të tjera
Sjelljet që të zbukurojnë dhe fitojnë simpatinë e të tjerëve
Jemi përgatitur për të gjithë skenarët, edhe për penalltitë
FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani