Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë mbi 26 milionë euro të 45-vjeçarit Kristian Koni, i njohur edhe si Olsi Meta dhe me katër identitete të tjera. Në listën e sekuestrove përfshihen 19 prona, vila luksoze, automjete të shtrenjta dhe dhjetëra llogari bankare, të cilat dyshohet se janë ngritur mbi aktivitetin kriminal ndër vite.
Hetimet kanë zbuluar se pasuria e Konit është regjistruar jo vetëm në emrin e tij, por edhe të nënës së tij pensioniste dhe të kompanisë “Kriol.al”, e cila dyshohet se ka shërbyer si mbulesë për pastrim parash. Shifrat e përfshira dhe larmia e bizneseve fiktive kanë ngritur dyshime serioze për origjinën e paligjshme të këtyre të ardhurave.
Kristian Koni nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar për vrasje me paramendim, ndërsa në Itali është akuzuar si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, me lidhje të forta me Camorran napoletane. Autoritetet italiane e kanë cilësuar dikur si “koka e organizatës” që furnizonte me kokainë qytete të ndryshme nga Bolonja deri në Puglia.
Nga krimet e së shkuarës, Koni ka arritur të ndërtojë një perandori pasurie në Shqipëri, duke u shfaqur si “biznesmen”. Policia ka publikuar foto të vilave të tij në Tiranë dhe Palasë, ndërsa hetimet vazhdojnë për gjurmimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë origjinë nga droga dhe krimi.



Të tjera
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)
Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë