Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të një vizite pune që ka për qëllim avokimin ndërkombëtar të çështjes së Luginës së Preshevës.
Në një deklaratë publike, Kamberi ka bërë të ditur se kjo vizitë është pjesë e një programi të koordinuar me përfaqësues të tjerë nga Lugina e Preshevës, mes tyre Ragmi Mustafi dhe Ragmi Mustafa i PDSH-së, me synimin për të ndërkombëtarizuar pozitën e vështirë të shqiptarëve në Luginë dhe për të denoncuar shkeljet e të drejtave të tyre.
Po ashtu, delegacioni pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan në Dallas dhe Nju Jork, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të ngritur më tej zërin e shqiptarëve të Luginës në arenën ndërkombëtare.
Në fund të deklaratës, deputeti shqiptar ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për bashkëpunimin me Ligen Qytetaro-Amerikane (Albanian American Civic League), Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) dhe organizatën WIAI, të cilat, sipas tij, po kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë që zëri i shqiptarëve të Luginës të dëgjohet fuqishëm edhe në SHBA



Të tjera
Diplomacia në krizë: Muçiqi reagim të ashpër pas skandalit Lajçak–Epstein
Iu përmend emri në dosjen Epstein – A do t’i publikojë Behgjet Pacolli të gjitha faktet?
Pas rinumërimit Dramatik – Fikrim Damka humb mandatin, Pula: Duhet të intervistohet!