KEDS njofton se ngarkesa maksimale e energjisë elektrike për vitin 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar po arrin në nivelin rekord, transmrton KosovaPost.
Përmes një njoftimi për medie, KEDS konfirmon gjithashtu se kërkesa për energji është në rritje të vazhdueshme, duke arritur tashmë mbi 1,400 MWh.
”Kjo rritje po shkakton mbingarkesa të shpeshta në rrjet, sidomos për shkak të ngrohjes masive me energji elektrike. Prandaj, kursimi i energjisë elektrike është i domosdoshëm, çdo konsum i mençur ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe siguron furnizim të qëndrueshëm për të gjithë”, njofton KEDS.



Të tjera
Niseni ditën me avokado në mëngjes
Konkursi i Serbisë për institucione ilegale shëndetësore, ndërhyrje në sovranitetin e Kosovës
Reflektojmë mbi bujarinë, solidaritetin dhe bashkimin tonë si komb dhe si shoqëri