Shoqata “Yjet që Nuk Vdesin Kurrë”, në bashkëpunim me personalitetin e shquar Nusret Pllana, sjell në kryeqytet ngjarjen qendrore të këtij Nëntori – spektaklin madhështor “Festojmë Shqip”.
Kjo mbrëmje kulturore dhe kombëtare do të ofrojë pika premierike, të përgatitura posaçërisht për këtë event të rrallë, duke sjellë një shfaqje të pasur artistike me valltarë dhe këngëtarë nga shoqëritë më të njohura kulturore e artistike në vend dhe trojet shqiptare. Atmosfera do të ngjyroset nga kostume autoktone të të gjitha trevave, duke reflektuar trashëgiminë tonë të pasur dhe të larmishme.
Programi do të begatohet edhe me performancën live të Orkestrës “Bajram Shabani” nga Kumanova, duke i dhënë skenës një dimension të veçantë muzikor.
Spektakli vjen nën drejtimin artistik të koreografit dhe profesorit të njohur Dilaver Kryeziu, ndërsa ideimi dhe koncepti janë realizuar në konsultim me artistët e shquar Ilir Shaqiri, Nikollë Nikprelaj dhe Shkodran Tolaj. Mbrëmja do të moderohet nga profesoresha universitare Besiana Mehmeti, e cila do t’i japë evenimentit hijeshinë e duhur akademike dhe artistike.
Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe kulturore dhe kombëtare, që do të mbahet më 26 Nëntor, në ora 18:00, në Klan Arena, Prishtinë.



Të tjera
Supergol i Asllanit, Kosova në epërsi
Ushqimi që nuk duhet të refuzohet asnjëherë në mëngjes
GOOOOOOOL! Kosova në epërsi ndaj Sllovenisë, shënon Fisnik Asllani