Një punëtor ka vdekur si pasojë e shembjes së dheut ne Veternik të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra.
Ai bëri të ditur se ata kanë arritur ta shpëtojnë personin e parë, i cili kishte qenë i mbuluar nga dheu deri te gjysma e trupit, ndërsa personi i dytë është dashur të gjurmohet për t’u gjetur.
“Forcat e zjarrfikësve kanë marrë lajmin në orën 12:10, që në Veternik, ish rruga e Shkupit se ka rrëshqitje te dheut, kanë vrejtë një person i kapluar nga dheu deri te gjysma e trupit dhe personin e parë e kanë nxjerr brenda pak kohe. Mund të jetë vetëm i lënduar, ndërsa personin e dytë është dashur të gjurmohet diku rreth orës 14:40 minuta është nxjerr personi i dytë ku ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e tij”.
Të tjera
Shëndetësia dhe arsimi paralel serb duhet të integrohen në sistemin e Kosovës
Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë
Macron thotë se 26 vende zotohen t’i japin Ukrainës garanci sigurie pas luftës