Në një reagim me tone kritike dhe të ashpra, avokati shqiptar Spartak Ngjela ka vënë në pikëpyetje aftësinë e kryeministrit Edi Rama për të ushtruar pushtetin në funksion të zhvillimit të vendit dhe interesit kombëtar.
Ngjela në postimin e tij në “Facebook”, theksoi se të gjithë liderët politikë në Shqipëri janë të fiksuar pas forcës politike, ndërsa vetë kryeministri, sipas tij, nuk po arrin të kuptojë peshën reale të pushtetit që i jep ligji.
Avokati ngre shqetësimin për mungesën e një vizioni të gjerë ekonomik dhe kombëtar, duke përmendur potencialin që ofron bashkëpunimi me Kosovën dhe faktorin shqiptar në rajon, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Por pyetja thelbësore këtu është kjo:
A i mjafton kryeministrit aktual Rama fuqia që i ka dhënë ligji, që ky të krijojë një skemë të nivelit të lartë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë?
Prandaj ndërkohë, a nuk po e kupton dot politika shqiptare sot që, pikërisht në këtë fenomen shqiptar, ajo duhet të përqendrohet për të rifituar të gjitha padrejtësitë që Beogradi, Athina dhe Parisi i kanë bërë shqiptarëve, duke filluar që nga viti 1878 e deri më sot?
Por ama, nëse nuk e kupton, pse duhet ta qeverisësh Shqipërinë?!
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit