Në Prizren ngjallur debat lyerja me ngjyrë ari e përkrenares dhe shpatës së shtatores së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i komunës, Shaqir Totaj.
“Në lidhje me interesimin e madh mediatik që ka ngjallur lyerja me ngjyrë ari e përkrenares dhe shpatës së shtatores së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Prizren, njoftojmë opinionin publik se:
• Ky veprim nuk është pjesë e asnjë procesi zyrtar restaurimi të miratuar nga komuna apo ndonjë institucion tjetër kompetent, sipas njohurive që kemi. Nuk ka pasur asnjë vendim institucional për ndryshimin e pamjes së monumentit.
• Komuna e konsideron këtë akt si ndërhyrje të paautorizuar dhe është e papranueshme.
Gjithashtu, organet kompetente, përkatësisht Policia e Kosovës, është duke zhvilluar hetime për këtë rast.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është figurë emblematike e kombit shqiptar dhe çdo ndërhyrje mbi monumentet që mbajnë figurën e tij duhet të bëhen vetëm përmes rrugëve institucionale, me transparencë dhe respekt maksimal ndaj simbolikës që përfaqëson.
Komuna e Prizrenit është e përkushtuar në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të qytetit dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për ta garantuar mbrojtjen e tyre”, shkruan Totaj në njoftim.
Të tjera
Ardon Jashari do të qëndrojë gjatë jashtë fushe
Një 5-vjeçare sulmohet nga ujku, përfundon në QKUK
95 për qind e serbëve të Kosovës nuk përfaqësohen nga Lista Serbe