Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ndaj N.C., gardiane në burgun e Lipjanit në kohën e luftës.
Sipas komunikatës së prokurorisë, N.C., gjatë periudhës 1998-1999, në cilësinë e personit zyrtar-gardiane në Burgun e Prishtinës, paralelja për gra në Lipjan, në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë të burgut, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës.
“Sipas aktakuzës, N.C., gjatë gjithë kësaj periudhe, në mënyrë sistematike, i ka keqtrajtuar të burgosurat shqiptare, duke i kanosur për jetë dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme , si shkop gome, shqelma dhe grushte, deri në alivanosje, duke u shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e këtyre rrahjeve, viktimat kanë pësuar dhunë psikike, gjendje ankthi dhe frike, dhe u është cenuar rëndë dinjiteti njerëzor”, thuhet në njoftim



Të tjera
Pse nuk duhet të hani të vetmuar?
Mbështesim integrimin në BE dhe dialogun
Të gjithë po heshtin teksa bota është në kaos