As Kosova e as Zvicra, ndahen në ‘paqe’ në “Fadil Vokrri”

Ngritje e fuqishme e Kosovës në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një sukses të madh në përditësimin më të ri të renditjes së FIFA-s, falë rezultateve mbresëlënëse në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

“Dardanët” siguruan kualifikimin në fazën play-off, pasi e mbyllën Grupin B në pozitën e dytë, përballë rivalëve të fortë si Zvicra, Sllovenia dhe Suedia. Kosova regjistroi tri fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje, duke përmbyllur ciklin me fitore të madhe në udhëtim kundër Sllovenisë dhe barazim 1-1 me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Falë kësaj ecurie pozitive, Kosova ka shënuar një ngritje të re në renditjen e FIFA-s.

Pas pozicionimit në vendin e 84-të në tetor, ekipi i drejtuar nga Franco Foda është ngjitur për katër vende dhe tani renditet në pozitën e 80-të në botë. Me këtë, Kosova ka lënë pas kombëtare si Mali i Zi e Bullgaria.

Në anën tjetër, Shqipëria ka pësuar rënie në renditje, duke zbritur dy pozita dhe tani pozicionohet në vendin e 63-të.

Ky progres shënon një tjetër moment historik për futbollin kosovar, duke konfirmuar rritjen dhe konkurrueshmërinë e ekipit në arenën ndërkombëtare.