Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka vazhduar të martën intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Haxhiu është parë së bashku me avokatin e saj, Tomë Gashi, teksa hyjnë në objektin e Policisë së Kosovë mbi deklarimet e saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës.
Për të njëjtën temë, Haxhiu është intervistuar edhe të hënën.
Ditë më parë, Haxhiu shkroi në Facebook se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës – e mes të arratisurve ishte edhe Faton Hajrizi – janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia.
“Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë. Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës”, ka shkruar ministrja Haxhiu.






Të tjera
LVV reagon pas dëmtimit të shtyllës dhe pllakës së flamurit pranë varrit të Astrit Deharit
Marramendja, shkaqet dhe trajtimi
Kosova do të luajë ndeshjet e Botërorit në orët e hershme të mëngjesit – vetëm nëse kalon play-offin