Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Nis mbledhja e Komisionit për Integrime ku do të shqyrtohet Projektligji për Planin e Rritjes, Murati prezent

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është duke marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane ku do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes me BE-në për Planin e Rritjes.

Projektligji duhet të miratohet më pas edhe në Kuvendin e Kosovës.

Kosova pritet që të përfitojë 882 milionë euro nga kjo marrëveshje me BE-në.

Vonesat në miratimin e kësaj marrëveshje me BE-në janë shkaktuar nga bllokada politike 1 vjeçare dhe mungesa e një Kuvendi funksional.