Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati bashkë me kreun e BIK-ut, Myftiun Naim Tërnava kanë vënë gurëthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gurrakoc.
QMF do të ketë hapësirë prej 323.50 metra katror dhe do ti ketë kushtet e duhura, ku mjekët dhe infermierët e Qendrës do të ofrojnë kujdes për të gjithë pacientët që kanë nevojë.

Kryetari Ferati këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me hapjen e kësaj qendre do të mundësohet kujdesi shëndetësor për pacientët nga i gjithë stafi mjekësor.

“Kjo QMF me hapësirë prej gjithsejtë, 323.50 metra katror do t’i ketë kushtet e duhura, ku do të ofrohen kujdesi i mjekëve edhe i infermierëve tanë për pacientët dhe të gjithë ata të cilët kanë nevojë për trajtim shëndetësorë”, ka shkruar Ferati.

Ndërtimi i kësaj Qendre të Mjekësisë Familjare është mundësuar nga një donacion që është siguruar nga Bashkësia Islame e Kosovës – Bejt Zekat nga Kuvajti, më konkretisht nga bamirësi Al Haxhiri.
Të tjera
Katër të ndaluar për rast rrëmbimi në Prishtinë, mes tyre edhe një polic
Netanyahu thotë se 153 tonë bo*mba janë hedhur në G@za të dielën, pranon shkeljen e armëpushimit
Mos e rreziko armëpushimin në G@zë